Vlore atmosfere karnavalesh ne Narte
Edhe kete vit Narta ka veshur ngjyrat e karnavalit festes me te madhe te pervitshme te kesaj zone. Si shenje mireseardhjeje e diteve verore karnavali ka gjalleruar sheshet e fshatit duke transformuar perditshmerine e tij. Festa pagane ka bashkuar komunitetin e kesaj zone ne fshatin qe po braktiset. Shume emigrante kane ardhur nga Greqia per te qene pjese e festimeve por edhe tradites se fshatit te njohur per organizimin e karnavaleve. Kostumet dhe maskat kryesisht veshur nga te rinjte kane mbushur oret e paradites ndersa muzika ka shoqeruar gezimin e kesaj dite te vecante.
Nje dite me pare banore te fshatit kane qene prane kishes ku percollen Krishti u ngjall si dhe urimet per Pashket nderkohe qe e diela ka sjelle ritme te tjera. Protagoniste kane qene kryesisht te rinj. Nen maskat e kostumeve te ritualit ku dallohet veshja popullore e luftetarit veshja tradicionale e Nartes kostumet e grave apo dhe figurave te kafsheve te rinjte kane kercyer te shoqeruar nga sazet. Festa ne kete fshat do te zgjate per tre dite sipas nje tradite qe daton thuajse prej 90 vjetesh.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου